Rama: 8 Dhjetori, një ditë historike. Por mund të kishte përfunduar si “Pranvera Arabe”
Duke folur në konferencën e Asamblesë së Përgjithshme të Rinisë, Rama tha se lëvizja e dhjetorit i dha zë ëndrrës për të jetuar në liri dhe demokraci dhe se politika është ajo që ve në jetë projektet.
“Lëvizja e dhjetorit i dha zë ëndrrës për të jetuar në liri dhe demokraci ku për atë brez që ishte në diktature nuk mund te ishte asgjë në përmasë.
Është një iluzion i madh që po nuk u more ti me politikën, politika do të merret me ty. Sa me pak të merremi me poltikë aq më shumë jemi viktima të vendimeve të saj. Fal poltikës kanë lindur projektet më të admirueshme që njerëzit kanë vënë në jetë”, tha kryeministri.
Sipas tij, rënia e Perdes së Hekurt në Shqipëri, ishte një surprizë si për lindjen ashtu edhe për perëndimin.
“Rënia e perdes të hekurt edhe për Shqipërinë kapi në surprizë si lindjenn ashtu edhe Perëndimin. Ishte efketi surprizë i një shembje të paimagjinueshme që çliroi sistemet politike dhe janë mjete dhe jo pengesa në rrugën e realizimit të ëndrrave.”
Rama, duke iu referuar “Pranverës Arabe”, tha se jo gjithmonë endrat dhe shpresat realizohen.
“Ajo çfarë vjen më pas reflekton aspiratat, po nga ana tjetër jo gjithmonë e sheh hapësirën për të realizuar ëndrrat dhe shpresat.
Mjafton të shikojmë Pranverat Arabe që u shfaqën në skenat globale si fuqi transformimi, por që në më shumë se në një rast sot nuk duken pararandëse e atyre shpresave që i sollën në jetë.”/