Rama: Abetaren e unifikuar do e përdorë edhe Maqedonia e Veriut

Kryeministri Edi Rama u shpreh se abetaren unike me të cilën do të mësojnë fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë e kanë përqafuar edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Ai shtoi se ka pasur presione të jashtëzakonshme, jo vetëm për të tjetërsuar gjuhën, por edhe për ta zhdukur atë. Shqipja sipas tij është një nga gjuhët më të vjetra, por që është shkruar vonë.

“Është një moment i veçantë sepse kjo abetare e unifikuar, një punë mes dy qeverive ishte një sfidë me kohën pasi hapi vendimtar për tu nisur në rrugëtimin e realizimit të saj u hodh jo shumë kohë më parë në një mbledhje të dy qeverive dhe puna e kërkuar nga të dyja skuadrat e ngritura

Ja ku jemi sot me një abetare të unifikuar, një libër i njëjtë për nxënësit që hyjnë në shkollë për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë dhe një lajm i mirë është se edhe miqtë dhe kolegët tanë në Maqedoninë e Veriut e përqafuan këtë ide pak më vonë, sepse ideja fillimisht ishte produkt i dy qeverive dhe sot janë në momentin kur e kanë marrë vendimin për ta futur abetaren e unifikuar edhe në klasat ku mësojnë fëmijët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Për ne është një barë e posaçme që këtë gjuhë ta mbrojmë nga kërcënimet e mëdha që janë të pranishëm si rezultat i globalizimit dhe si rezultat i rrjeteve sociale, i komunikimeve elektronike.

Si kurrë më parë njerëzit marrin pjesë në një diskutim përmes kanaleve të komunikimet që janë krijuar. Gjuha jonë është nga më të vjetrat, por e shkruar vonë dhe sot është e domosdoshme që ne të gjejmë rrugët për t’ua treguar sa më mirë atyre që vijnë pas nesh”, tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri Edi Rama - ABETARJA E PËRBASHKËT

SHKARKO APP