Rama: Asgjë nuk na ndal kundër hajdutëve të paskrupullt për energjinë
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se përderisa energjinë e paguajnë mbi 90% e pensionistëve dhe e invalidëve, secili të marrë përsipër pjesën e vet.
“Edhe njëherë për cilindo këtu që thotë s'kemi lek të paguajmë energjinë: 98% e pensionistëve e paguajnë! 93% e personave me aftësi të kufizuar, invalidë, paraplegjikë e tetraplegjikë e paguajnë!
Kush është më i dobët se këta le të flasë, po më të dobët se këta nuk ka dhe, krim – kush e vjedh pa e paguar e turp – kush thotë si ta paguaj, kur nuk është as pensionist e as invalid!
Asgjë nuk e ndal operacionin kundër vjedhjes masive dhe hajdutëve të paskrupullt të energjisë, të cilët të gjithë së bashku i grabisin këtij vendi çdo vit aq sa shteti paguan në vit për gjithë kujdesin social; aq sa kushtojnë 100 km rrugë kombëtare; aq sa kushtojnë 150 shkolla të standarteve europiane; aq sa kushtojnë 6 spitale rajonale; aq sa paguajnë për shtetin të gjitha kompanitë! Jo, s'ka asnjë rrugë tjetër për të bërë Shqipërinë dhe shtetin e denjë të shqiptarëve! Secili të marrë përsipër pjesen e vet”, komenton Rama.
KOHA JONË SONDAZH

