Rama: Basha është kapur pas COVID-it si i mbyturi pas fijes së barit!

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish në distancë me kreun e opozitës, Lulzim Basha për situatën e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri.

Për Ramën, Basha është kapur pas COVID-it si ‘i mbyturi pas fijes së barit”.

Sipas kreut të qeverisë, Basha pretendon se mund ta kishte ndaluar valën e dytë të infektimeve.

“Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvjeku i shkretë!”, shkruan Rama.

SHKARKO APP