Rama batuta me Noizyn në Peshkopi: Do marrësh Lamborghinin dhe do jesh i pari që do futesh nga Maqellara

Kryesocialisti Edi Rama nga takimi elektoral këtë mbrëmje në Peshkopi shkëmbeu batuta me reperin Noizy, i cili është edhe krijuesi i këngës së fushatës së PS. Rama tregoi premtimin që i bëri Noizyt për rrugën e Arbrit dhe të Maqellarës dhe kushtin që i vuri për makinën e tij Lamborghini.

Edi Rama: Këtu sot ka ardhur për një arsye tjetër, se i thosha unë se jemi shok me Noizyn, o Noizy pa e bo atë Lamborghinin tënd me shku plumb pushke në Peshkopi nuk e lë këtë punë. Noizy çonte makina të lodhme me më provoku. Tipik dibran. Do marrësh Lamborghinin dhe do jesh i pari që do futesh nga rruga e Maqellarës në Peshkopi.

Noizy: Nga ura e Shupenzës është vetëm 2 km pa shtruar. Kam gjyshin atje, ta shoh. 2 km janë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama: Unë them që meqë nuk u prishëm për atë rrugën e Arbrit, dhe tunelin e Murrizit sikur kishin ardhur xhindet e Dibrës aty mren, nuk do prishemi për 2 km. Kushti është, bëjmë rrugën por albumin e vet Noizy do ta prezantoj te kjo rruga këtu. Do i sjelli gjithë fansat nga Kosova, Maqedonia, se rrugën e kanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?