Edi Rama:Vuçiç fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave nga BE
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Londër, në samitin e organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Investimet në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë seancës së pyetje përgjigjeve në Samitin e BERZH në Londër Kryeministri Edi Rama pati një shkëmbim batutash me Kryeministrin e Serbisë Aleksader Vuçiç dhe ndër të tjera Kryeministri Rama tha: “BE është më e kujdesshme ndaj tyre sesa ndaj nesh, sepse ne nuk kemi Rusinë. Kështu, ata ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës, neve na thonë ju jeni duke ecur shumë mirë, por keni ende për të bërë. Ndërsa ai fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave.”