Rama humor me Kryeministren e Danimarkës dhe Presidentin e Finlandës
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat edhe në Forumin e Sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë. Batuat Rama i bëri gjatë kohës që ishte në të njëjtin panel me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.
Gjatë fjalës së tij, Rama iu drejtua të pranishmëve duke thënë se zakonisht e vendosin në panel me njerëz nga Ballkani, por sot e kanë vendosur me dy nordikë dhe për këtë tha se ndihet krenar.
“Para se ti përgjigjem pyetjes tuaj nuk di se cfarë menduat kur më vutë pranë këtyre dy personave, sepse zakonisht më vini në lokomotivën me avull me njerëz nga Ballkani, me 5-6 njerëz., ndërsa tani jam në një makinë elektrike me dy nordikë. Ndihem shumë i nderuar. Jam ngritur në një nivel tjetër shoqërie në Evropë. E kuptoj që u ndjetë shumë vetëm në akull dhe do të donit pak diell nga Shqipëria për ta rritur pak temperaturën këtu”,-tha Rama mes batutave, gjë që shkaktoi të qeshura të forta nga kryeministrja daneze dhe presidenti finlanez.