Rama-Berisha bashkë në foltoren e Kuvendit, ja replikat

Sot në Kuvend, sërish debate për çështjen "CEZ".

Kështu, pas fjalës së mbajtur nga ministri Gjiknuri dhe debatit me deputetin e PD-së, Spaho është ngritur kryeministri Edi Rama për të marrë fjalën në foltore.

Por në këtë moment ka kërkuar ta marrë fjalën dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe mesa duket, Rama e ka toleruar, duke e lënë Berishën që të flasë në foltore, ndërsa ai e ndiqte i qetë, në pritje për të marrë fjalën…

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja replikat:

Berisha: E kam të qartë që jeni me nerva të lodhura.

Meta: Ju lutem zoti Berisha të respektoni kohën, përndryshe do të ndërmarr pushim.

Rama: Kthehu këtu, se nuk është këtu ajo që thua (i tregon Berishës letrat që ka përpara)

Berisha: Nuk është këtu, si nuk është këtu? Hajde këtu. S'ka gjë, kështu e ka ky (për kryeministrin Rama). Ky zotëria që rri këtu në këmbë, në kulisa me Stefan Fule e të tjerë ishte zotuar se do shkelmonte çdo interes kombëtar e publik për kompaninë CEZ. Ishte zotuar se do të votonte marrëveshjen. Ti duhet të jesh në bandën e të akuzuarve sot.

Rama: Tani, dihet botërisht që vetëm Doris Pack është e virgjër, Stefan Fule dhe të tjerët janë të përfshirë në lloj lloj aferash. Kopac quheshin ato komçat e palltove ushtarake dhe e ke mësuar kur ke ardhur në Tiranë. Ai thuhet Kopac dhe jo kopaç. Megjithatë tani mos më ndërprit se më more dhe kohën. Më lejoni të them dhe unë disa gjëra. Të gjitha ato që lexoi ishin porosi për qeverinë e tij, të gjitha. Ishin porosi për qeverinë e tij. Po kujt ia thoshte, neve apo qeverisë tënde? Po para se t’i dorëzoje dosjen atij pse nuk i hape hetimet?

.. (vijon)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?