Rama-Berisha replikojnë në Kuvend

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë replikuar sot gjatë seancës plenare. Ja debati mes tyre:

Rama: Reforma në drejtësi vijon.  Një gjë të them Sali, atij djalit që ke lënë roje o jepi lirinë ose thuaji të mos ankohet, sepse opozitën e duam të gjithë dhe urime për fitoren.

Berisha: I bëj thirrje prokurorit të nisë hetimet sepse pasi humbi të gjitha ligjet ka filluar të thërrasë në zyrë duke u thënë se do emërojë kryetar të SPAKUT. Prandaj hiq dorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Mos u mërzit siç e kam thënë do bëhet, do ta shikosh sesi të gjithë prokurorët e gjykatësit që janë lidhur me trungun tënd do ikin. Të tjerat ia lëmë kohës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha:  Pas prokurorëve e gjykatësve e ka dhumi i politikës. Përgatitu mirë se do shkosh atje ku është dhe Ponta. Je i pashpresë.

Saimir Tahiri: Edhe kaporal trimi ta ka zili. Një perandori mbetet për tu shkatërruar me reformën në drejtësi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?