Rama, Berishës: Ti je “Pablo Eskobari”, guvernator i Bankës së Lazaratit
Shefi i qeverisë Edi Rama iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Berisha për kultivimin drogës në Shqipëri, duke i kujtuar Lazaratin e disa viteve më parë. Nga foltorja e Kuvendit Rama e cilësoi Berishën si Guvernator të Bankës së Lazaratit, ndërsa tha se fjalimi i tij sot në kuvend ngjante me fjalimet e Pablo Eskobarit kur kërkonte ndihmë për mbrojtjen e familjes së tij.
“Fole shumë për temën tënde të preferuar, drogën dhe sinqerisht me dukesh si Guvernatori i Bankës Së Lazaratit. Të sugjeroj të shikosh një film për Pablo Eskobarin, kur i bëje thirrje NATO-s, dukesh tamam si Eskobari që i bënte thirrje botës së lirë për të mbrojtur familjen e tij, përpara se të përfundonte në duart e policisë.”- deklaroi Rama.
Kryeministri Rama kërkoi mbështetjen e kryetarit të Kuvendit, për të lejuar shfaqjen e raportit vizual (videos) së Guardia di Finanzas, lidhur me vëzhgimin për drogën në Shqipëri.
Kryeministri Rama kërkoi mbështetjen e kryetarit të Kuvendit, për të lejuar shfaqjen e raportit vizual (videos) së Guardia di Finanzas, lidhur me vëzhgimin për drogën në Shqipëri.
“I bëre thirrje policisë italiane që të sjellë këtu informacionin. Duro Sali dhe pak ditë. Guardia Di Finanza i ka kryer të gjithë operacionet e vëzhgimit dhe do të raportojë publikisht. Nëse kryetari i kuvendit merr iniciativën këtu në këtë sallë ta shfaqim raportin vizual të Guardia di Finanzes. Ai raport është pikë referimi.”- deklaroi Rama.
Lidhur me akuzat e Berishës për largimin e investitorit amerikano-libanez, Rama tha: “Oratoria jote lidhur me sipërmarrësin provon dhe njëherë se ti të vret natën dhe të qan ditën”.
KOHA JONË SONDAZH

