Rama bisedë me Presidentin e Këshillit Europian

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim online me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Takimi ka pasur në qendër përmbushjen e reformave nga Shqipëria dhe përgatitjen për konferencën e parë ndërqeveritare.

Një bashkëbisedim si gjithnjë miqësor, i hapur, interesant me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun e çmuar, Charles Michel, një mbështetës i pakursyer i integrimit europian të Shqipërisë e të Ballkanit Perëndimor. Folëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE, si hap domethënës në rrugën drejt anëtarësimit pas çeljes së negociatave; Planin Europian të Investimeve në rajonin tonë; ecurinë e Shengenit Rajonal dhe tematikën e konflikteve në zonën e OSBE”,- shkruan Edi Rama në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?