Rama bllokon emigrantët shqiptarë nga Greqia/ Vasili: Mos i ndaloni të votojnë, se do të përgjigjeni

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinë dy javore për emigrantët shqiptarë që vijnë nga Greqia, për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili është lëvizje e Edi Ramës për llogari të zgjedhjeve të 25 prillit. ”Faqe e zezë e Komitetit, që shpërdor shëndetin dhe mjekësinë në funksion të turpeve të Edi Ramës. Argumentet janë të hekurt dhe anëtarët e Komitetit duhet të tërhiqen urgjent nga ky vendim i turpshëm i tyre. Hiqeni urgjentisht këtë kufizim dhe mos e rëndoni veten më tej veten, zotërinj dhe zonja të Komitetit”,-shkruan Vasili në facebook.

Postimi i plotë

Kufizimi i Greqisë dhe Maqedonisë, faqe e zeze e Komitetit të Ekspertëve! Anullojeni. Komiteti i Eksperteve ndalon qytetarët, që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia që të votojnë. Ndërkohë lejohen të vijnë nga Kosova, Italia, Anglia etj.

Vendet e mësipërme paraqesin njëlloj raste të shtuara të Covid-19 dhe s’kanë asnjë dallim nga Greqia dhe Maqedonia. Statistikat ulërijne dhe janë aty. Gjithçka bëhet paturpësisht, me urdhër të Edi Ramës dhe vetëm në funksion të llogarive elektorale pa asnjë bazë shkencore.

Faqe e zezë e Komitetit, që shpërdor shëndetin dhe mjekësinë në funksion të turpeve të Edi Ramës. Argumentet janë të hekurt dhe anëtarët e Komitetit duhet të tërhiqen urgjent nga ky vendim i turpshëm i tyre. Hiqeni urgjentisht këtë kufizim dhe mos e rëndoni veten më tej veten zotërinj dhe zonja të Komitetit.

Nesër do të përgjigjeni edhe ligjërisht për vendimet tuaja, por nuk do t’ju dalë për zot njeri dhe aq më pak Edi Rama, që do të jetë me halle shumë të mëdha për vete.

SHKARKO APP