Rama: Brenda vitit, Shqipëria eksportuese e energjisë neto
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në një takim me një grup kompanish të mëdha në tregun e energjisë në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.
Në këtë takim Rama tha se “brenda këtij viti, Shqipëria eksportuese e energjisë neto”, ndërsa shtoi se ndërtimi i Skavicës do të rrisë prodhimin me 20 për qind.
“Si lojtari më i vogël në këtë sallë, dhe pse më i gjati ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen.
Së bashku të zhvillojmë atë që është program i rëndësishëm, program ndryshimi për Shqipërinë dhe rajonin, është vlerë e shtuar që ky ndryshim do jetë i mundur përmes aktorëve që mbërrijnë nga vendet e gjithë botës.
Tubacioni Adriatik mund të ndryshojnë lojën në rajonin tonë dhe mund të jetë një energji e re për Europën që të përfitojë pavarësinë nga gazi rus. Me shumë kënaqësi dëshmoj progresin për shndërrimin e impiantit të Vlorës në një impiant për prodhimin e energjisë. Shtoj këtu energjinë diellore, të erës. Ëndrra e gjatë e Skavicës që do rrisë me 20% prodhimin e energjisë dhe do na japë një shtypje drejt pavarësisë energjetike.
Këto tregojnë një potencial për ta shndërruar Shqipërinë brenda këtij viti në prodhues neto të energjisë dhe kjo është gjë e madhe. Na është dashur të marrim një sistem të paralizuar, ku gjysma e prodhimit të energjisë humbej. Borxhi ndaj OSHEE shkonte në 5% të PBS-sonë.
Sot jemi këtu, ka mijëra arsye për të parë drejt së ardhmes së afërme me optimizëm të madh, sepse nuk ka më dyshim që edhe pse kompanitë e përfaqësuara këtu vjelën me miliarda. Zotërinjtë e pranishëm janë këtu për shkak të investuar“, tha Rama.