Rama: Bypass-i i Vlorës hapet më 7 korrik, nis puna edhe për “Korridorin Blu”
Sot kryeministri Edi Rama inspektoi aksin Kardhiq-Delvinë, ku përmendi edhe sesë shpejti do të përfundojnë 2 projekte të tjera të rëndësishme infrastrukturore.
Rama tha se më datë 7 korrik do të hapet plotësisht Bypass-i i Vlorës, datë që përkon edhe me protestën e Sali Berishës. Po ashtu theksoi se do të nisë puna për “Korridorin Blu” që nis nga Murriqani dhe përfundon në Fier.
“Tani mbaroj kjo tjetra është Llogaraja dhe do hapim Bypassin e Vlorës. Bypassi i Vlorës hapet në datën 7 dhe pastaj fillon “Korridori Blu”, me të gjitha lotet Murriqan, Milot, Balldren, Thumanë, Kashar, Rrrogozhinë, Lekaj, Fier”, tha Rama.