Rama: Çdo derë e Kadastrës do të mbyllet shumë shpejt, shërbimet do kalojnë online

Kryeministri Edi Rama edhe njëherë tjetër, thotë se Kadastra është turpi i qeverisë së tij, dhe për pasojë ka paralajmëruar ndryshime drastike. Nga Fieri, në kuadër të ”Turit të Mirënjohjes”, Rama tha se shumë shpejt do të mbyllet çdo derë e Kadastrës dhe të gjitha shërbimet do të merren online, pa pasur nevojë për të kontaktuar me punonjës të institucionit. Një mënyrë e tillë, për kreun e qeverisë, do të shmangte korrupsionin dhe shkeljet e ligjit.

“Do e bëjmë shumë shpejt, do mbyllim dyert e Kadastrave, duhet të mjaftojë që aplikimi të bëhet online dhe ta marrin po online shërbimin që kërkojnë brenda afatit, pa pasur nevojë për të takuar njeri dhe pa qenë në dorën e një regjistruesi, brenda qershorit do bëjmë dhe prezantimin dhe do veprojmë shumë shpejt, për t’ua hequr njerëzve këtë barrë”, tha Rama.

Këtë ndryshim kreu i qeverisë e nisi duke ndryshuar drejtuesit. Në mars të këtij viti, Rama shkarkoi Artan Lamen dhe vendosi në krye të Kadastrës Dallëndyshe Bicin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?