Rama darkë gala me aleatët një ditë para seancës së fundit plenare për këtë vit

Kryeministri Edi Rama ka ftuar aleatët bashkë me deputetët dhe ministrat në një mbrëmje në Pallatin e Brigadave sot në orën 19:30, ndërsa në ftesë specifikohet që të gjithë, ministra apo deputetë duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen me apo pa bashkëshortë.

Kujtojmë se darka pritet të shtrohet një ditë para se në parlament të zhvillohet një seancë e veçantë për nga rëndësia dhe shpërndarja e votave parlamentare që është hedhja në votim e Dekretit të presidentit Nishani që riktheu ligjin për importin e mbetjeve.

Kujtojmë që LSI-ja e ka kritikuar këtë ligj edhe pse në 22 shtator votat e saj u shpërndanë, në pro, kundër dhe abstenim. Nuk dihet nëse “dollitë” e sotme, do të bëjnë të mundur që mazhoranca të unifikojë votat për këtë ligj kritik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji i mbetjeve në votimin e 22 shtatorit mori 63 vota. Nëse mazhoranca unifikon votat, arrihet një shumicë prej 88 votash, duke përjashtuar Bashkim Finon që prej muajsh kurohet jashtë vendit. Ndërsa për të rrëzuar dekretin e presidentit duhen 71 vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

FTESA
Njoftimi i mëposhtëm ka mbërritur në adresën postare të deputetëve, ministrave si dhe të sekretareve të Metës e Idrizit: “Zonja dhe Zotërinj Deputetë, Zonja dhe Zotërinj Ministra, Me rastin e festave të fundvitit, një darkë gala do të shtrohet në nder të deputetëve dhe ministrave të koalicionit qeveritar, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Kuvendit, Z. Ilir Meta, Kryeministrit, Z. Edi Rama dhe Zv/Kryetarit të Kuvendit, Z. Shpëtim Idrizi, në Pallatin e Brigadave, ditën e mërkurë, 21 dhjetor 2016, ora 19.30. Ftesa vlen edhe për bashkëshortët. Do t’ju lutesha të konfirmonit pjesëmarrjen tuaj me apo pa bashkëshort”.
/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?