Rama: Demokratët duhet ta gjejnë vetë udhëheqësin, vendi prej kohësh pa opozitë
Kryeministri Edi Rama, thotë se demokratët duhet të bëjnë çmos që t’i japin fund kësaj situate që e ka kapluar dhe duhet ta gjejnë vetë se cili do t’i udhëheqëse. Po ashtu kreu i qeverisë thotë se vendi është prej kohësh pa opozitë.
“Demokratët të bëjmë çmos të gjithë së bashku që ta çlirojmë politikën nga ky mentalitet, këtë ndasi dhe urrejtje të çmendur mes dyja kampeve.
Të gjejmë rrugën që kjo situatë të marrë fund. Demokratët duhet ta gjejnë vetë atë që duhet ti udhëheqë. Kjo do të kërkojë kohën e vet, por ama është shumë e rëndësishme se nuk bëhet fjalë këtu për të fërkuar duart.
Një opozitë që nuk të sfidon me kurajon për të parë të ardhmen në një mënyrë më të avancuar, që nuk sfidon me guximin për ta projektuar të ardhmen me reforma shumë më të avancuara. Por të sfidon me molotovë. Të njëjta mjete të djeshme kanë përdorur disa vite më parë poshtë kësaj godine”.