Rama: Detyra ime është të dobësoj opozitën

Kryeministri Edi Rama beson se opozita shqiptare do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
I ftuar në emisionin “Java” në RTSh me moderatorët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, kreu i qeverisë u shpreh: “Mendoj se opozita do marrë pjesë në zgjedhje, nuk ma ha mendja që do kemi parti politike që do të lëshojnë territorin pa luftë politike ose që do tentojnë ta lëshojnë betejën në fushën e përplasjeve e me kërkesa anti-demokratike”.

Përballë akuzave se ishte ai personi që e shtyu opozitën drejt ‘vetëvrasjes’ politike, shefi i mazhorancës, ndan këtë qëndrim:

“Unë nuk kam detyrë të ndihmoj opozitën të bëhet më e fortë as që të jetë më e gatshme për të fituar zgjedhjet. Kam detyrën që në këtë sfidë me opozitën të bëj atë që është e mundur që opozita të dobësohet, natyrisht duke respektuar rregullat dhe duke ndjekur parimet e lojës demokratike pa përdorur pushtetin për ta tkurrur, intimiduar, për ta vendosur opozitën në pozitë të vështirë. Se opozita shkon drejt vetëvrasjes si rezultat i mungesës së një largpamësie strategjike, nuk më bën autor i kësaj vendimmarrje, dhe as më bën të ndihem i keqardhur”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri zbuloi edhe komunikimin e fundit që ka pasur me liderin demokrat, Lulzim Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në ditët pas tërmetit i kam çuar një mesazh për t’i sugjeruar që të jemi bashkë, dhe kaq. Para këtij momenti komunikimi i fundit ka qenë kur PD ka qenë ende në parlament”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?