Rama detyron Borrell t’i përgjigjet pyetjes për zgjedhjet lokale, batuta në konferencë
Zyrtari i lartë i Bashkimit Europian u pyet në lidhje me zgjedhjet lokale në Shqipëri, të cilat pritet të mbahen më 14 maj 2023, në një situatë ku PD ka mbetur jashtë ndërsa grupimi i Berishës i është bashkuar Partisë së Lirisë në një koalicion të përbashkët.
Josef Borrell refuzoi të jepte koment, por Rama “insitoi”, duke i thënë se duhet të përgjigjesh. Më pas, Borrell tha se beson se do të zhvillohen sipas standardeve europiane.
Dialogu:
Borrell: Sa u përket zgjedhjeve, nuk është vendi që unë të komentoj sa i përket procedurave ligjore të brendshme . Besoj se jam plotësisht i bindur se këto procedura ligjore i përkasin shtetit shqiptar.
Rama: Po, por ka nevojë që të na i thoni juve
Borrell: Çfarë mund të them?
Rama: Në Shqipëri ne duam të dimë çfarë mendojnë në Stamboll, çfarë mendojnë në Moskë, e pastaj çvfarë mendojnë në Pekin, tani çfarë mendojnë në Bruksel e Uashington, kështu që duhët të përgjigjesh.
Borrell: Besojmë se zgjedhjet do të mbahen sipas standardeve europiane.