Rama dhe Basha urojnë Pavarësinë: Mirënjohje komandantit legjendar Adem Jashari!

Kryeministri Edi Rama dhe demokrati Lulzim Basha kanë uruar përmes mesazheve në llogaritë e tyre sociale, pavarësinë e Republikës së Kosovës. Sot, bëhen 16 vjet nga 17 Shkurti i 2008, kur Kosova u shpall zyrtarisht shtet i lirë, sovran dhe i pavarur.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, shkruan Edi Rama, teksa ndan një foto nga marshimi në sheshin kryesor të Prishtinës, me fotografinë e presidentit legjendar Ibrahim Rugova në sfond.

Edhe Lulzim Basha ndan një mesazh për pavarësinë e Kosovës dhe thotë se 17 shkurti i vitit 2008 është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët që kurorëzon sakrificën shekullore të gjysmës së kombit për liri dhe pavarësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thotë se kjo ditë është edhe më e veçantë për të dhe familjen e tij, që si mijëra të tjera u dëbuan nga trojet e tyre

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam i lumtur për çdo ditë që i’a kam dedikuar çështjes së Kosovës dhe falenderoj Zotin që ma ka dhënë mundësinë për ta bërë këtë edhe si një amanet i përcjellë brez pas brezi, sikundër sa të kem forcë dhe mundësi do të jem në krah të Kosovës për të ndihmuar në suksesin e saj”, shkruan Lulzim Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?