Rama dhe Berisha, debate në Kuvend për BE dhe zgjedhjen e Donald Trump

Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë shkëmbyer replika të ashpra në Kuvend, lidhur me rekomandimin e Komisionit Europian për negociatat dhe zgjedhjen e Presidentit të ri të SHBA, Donald Trump.

Rama, duke marrë fjalën në seancë plenare, ka deklaruar se, qëndrimi i opozitës nuk e mjegulloi dot rekomandimin e KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në fjalën e tij, Rama është shprehur se kushti, sipas tij absurd, i vendosur nga opozita për hapjen e negociatave ishte vetëm një përpjekje e dështuar.  “KE ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, që 3 vjet më parë dukeshin mision i pamundur. Kushti i vetëm lidhet me këta, sepse ligjin e vetting-ut e kanë bllokuar këta. E kanë çuar këta në Gjykatën Kushtetuese, sepse po rropaten ditë e natë për të marrë masat që sido që të vijë puna, edhe pasi Venecia të shprehet, sërish ta rrëzojnë”, ka thënë Rama.  Ai është shprehur i gatshëm që vetting-u të trajtohet si një “kusht i përbashkët”, edhe pse ASHE është 100 për qind në mbështetje të ligjit dhe nisjes së zbatimit të tij.  Rama i është përgjigjur edhe qëndrimeve të opozitës ndaj deklaratës së tij për Donald Trump kur ky i fundit ishte ende kandidat. Kryeministri i ka cilësuar deputetët e opozitës si personazhe tragjikë, patetikë e provincialë. “Unë flas për një kandidat duke shprehur kundërshti për deklaratat e tij për Kosovën, myslimanët dhe emigrantët. U jam kundërvënë atyre fjalëve dje me bindje dhe me shumë bindje sot dëshiroj suksesin e presidentit të ri të SHBA”, ka thënë Rama.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama foli dhe për akuzat që iu bënë nga mediat për deklaratat e tij ndaj Donald Trump gjatë kandidimit. “Këta e kanë marrë kokën time dje dhe e kanë servisur në tepsi. PD nuk ka lënë portal pa m’i kujtuar mua ato fjalë ndaj kandidatit Trump. Këta karanxhollë, kjo tufë, këta njerëz që nuk janë as në nivelin e berberëve të Stambollit, siç e përshkruan dhe Faik Konica tek “Shqipëria si m’u duk”, janë po ata që Fan Noli i quante gjithherësh “bejlurçina, patetikë, komikë”…se këta nuk kanë ndryshuar në rrugën e tyre dhe jargavitjen e tyre ndaj të fortit. Unë, sa kohë do të jem, do të jem ky që jam dhe nuk do të udhëhiqem në veprën time nga asgjë tjetër përveç nderit dhe dinjitetit të Shqipërisë që sot kam nderin dhe privilegjin të përfaqësoj. Ky shtet që mund të jetë i varfër, por jo në gjunjë. Mund të jetë shumë pas të tjerëve, por jo për të thënë atë që duhet. Nga gjithë kjo furtunë në gotën e rakisë së kafes së madhe të kësaj politike karanxhollësh do të mbetet vetëm fytyra levantine e kanibalit në dramën shekspiriane me atë sjelljen zvarranike ndaj të madhit: “Mos ke rënë nga qielli? Lërmë të jem skllavi yt…”- tha Rama

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, ish- kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kreut aktual të qeverisë. Ai tha se rekomandimi i KE-së është goditja më e madhe personale e BE ndaj Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, negociatat do t’i hapë PD pas dy vitesh kur të vijë në pushtet, edhe pse në fakt PD votoi kundër Shqipërisë. “Do të duhen të paktën dy vite për t’u hapur negociatat. Domethënë do i hapë Partia Demokratike. Këta e thanë zyrtarët e Komisionit Europian. Ndaj mos u gëzoni kot o mashtrues ordinerë. Ka Komision, për fat të keq dhe për shkakun tun dhe të Ramës, nuk i hapi negociatat. Ne kërkonim që negociatat të hapeshin pa kushte. Kemi bërë përpjekjet më të mëdha që të hapeshin negociatat. Zbatimi i reformës në drejtësi, është kusht për hapjen e negociatave. Së përfundim negociatat nuk u hapën. Rama pengoi hapjen e negociatave, por edhe pak muaj i kanë mbetur në pushtet. Këtij qeni i ka ardhur ngordhja”, tha Berisha.

Berisha tha se Trump nuk ka mbajtur asnjë qëndrim kundër për Kosovën.

Çfarë ndodhi me Kosovën. Mediat serbe e shkruan se Donald Trump ka thënë se është bërë gabim i madh me Kosovën dhe se duhet ti kërkojmë të falur Serbisë, foli këshilltari i këtij dhe e mohoi. Ai nuk ka shqiptuar asnjë fjalë për Kosovën. Nuk ka folur kush më shumë se unë për Kosovën. Unë kisha biseduar shumë qartë; për Kosovën do të bisedoni me udhëheqësit e Kosovës. A bëri gabim Rama se u tha se ‘Duhet të keni pavarësi’ jo nuk bëri gabim. po ku u tregua skandaloz. U dëshmua tek marrëveshja, që u firmos vetëm nga Shqipëria dhe Beogradi. Tirana-Beogradi e heqin veten si zotër të Prishtinës.”, tha Berisha.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=9NRBGA1yNeo&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

 Degjeneron debati/ Berisha Bushatit: Fundrrine, kodosh…

Pas debateve mes Ramën, situata është tensionuar mes ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Ndërsa Berisha po mbante fjalën e tij, nga vendi ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do ti kërkonte të tërhiqte deklaratat e tij ndaj Kosovës. Por ka qenë tejet i ashpër reagimi i ish-kryeministrit, i cili iu drejtua Bushatit me fjalët “fundrrinë”, “një njeri i rritur nga kodoshët”. Nuk mundesh ti të më thuash ashtu, ti je fundrrinë. Një njeri i i rritur nga kodoshët nuk mund të më thotë mua ashtu”- deklaroi Berisha. “I futët thikën kosovës për llogari të Beogradit, me ato marrëveshjet që firmosët”- shtoi Berisha. Por akuzat e tij deri në fyerje personale ka shkaktuar reagime të forta në radhët e mazhorancës të cilët i kërkuan Bershës të kërkojë ndjesë për fjalorin e përdorur ndaj shefit të diplomacisë shqiptare. “Jam Sali Berisha unë, nuk i tërheq fjalët që them. Asnjë presje nuk tërheq”- iu drejtua Berisha socialistëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?