Rama dhe Braçe e sulmuan, kush është prokurori Arian Ndoji dhe si e shkeli në ‘kallo’ kryeministrin

Në ngjarjen e fundit të ndodhur në Shkozet, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë, ka mbetur i plagosur edhe Prokurori i Rrethit Durrës, Arian Ndoji.

Ndoji nuk është një emër i panjohur për mediat. Vetëm pak ditë më parëai u sulmua ashpër nga zv/kryeministri Erion Braçe dhe kryeministri Rama.

Në një rast të paprecedentë, Braçe e sulmoi Ndojin pasi ky i fundit dërgoi një dosje në gjykatë në ngarkim të drejtorit të arrestuar të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula.

Braçe, duke përsëritur akuzat e Ramës, tha në fjalën e tij pas daljes nga seanca ku Pula u mbajt në arrest se prokurori Ndoji ka lidhje me grupet kriminale.

Vetëm një ditë më parë, Rama foli në Kuvend për një prokuror i cili punon për bandat e Durrësit.

Ndërsa Braçe tha se prokurori bën presion pasi kërkon të legalizohen ndërtimet monstruoze që janë bërë nga Gjiri i Lalzit deri në Durrës, që sipas tij janë ndërtuar nga bandat dhe prokurori i ka bërë presion drejtorit të Kadastrës.

SYRI.net

SHKARKO APP