Rama dhe PS u kapën duke vjedhur vota, Krimet e Rënda: Hetim për nxjerrje sekreti
Prokuroria për Krime të Rënda ka reaguar pas publikimeve të reja nga gazeta gjermane Bild, lidhur me shit-blerjen e votës, këtë herë në zgjedhjet vendore në Dibër.
Nisur nga publikimet audio të bëra sot më datë 17.06.2019 në gazetën gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të
“Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.” thuhet në njoftimin e Prokurorisë, ku ndër të tjera theksohet se po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.