Rama dhe Veliaj i tregojnë Granoff ndryshimin e Piramidës. Kryebashkiaku: 30% e punës është bërë, gati vitin tjetër
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe drejtorin e “Fondacionit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan” (AADF), Michael Granoff, inspektuan punimet e deritanishme te Piramida, e cila po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë në vend.
Veliaj bëri me dije se deri tani është bërë 30% e punës, teksa shtoi se pjesa jashtë e Piramidës do të mbushet me pemë.
“Këtë vit duhet të ecim me një ritëm shumë të shpejtë, që të mbyllim edhe detajet e tjera. Plani është që të hapet tetorin e ardhshëm. Njerëzit do të kenë mundësi të ngjiten edhe lart dhe të shohin gjithë panoramën e qytetit”, nënvizoi Veliaj gjatë inspektimit.
Ndërsa Kryeministri Rama shkruan në Facebook:
Në kantierin e Piramidës së Tiranës me kryetarin e Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff, partnerë në realizimin e këtij projekti strategjik për rininë, ekonominë, zhvillimin teknologjik të vendit, duke ndjekur vijimin e punës për qendrën e inovacionit e teknologjisë digjitale më të madhe në rajon që do të jetë gati tetorin e ardhshëm😊