FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Dhuratat protokollare do inventarizohen. Ata para nesh morën filxhanë, lugë e pirunj

Në mbledhjen e parë të qeverisë, Kryeministri Edi Rama u shpreh se të gjitha dhuratat që do të merren gjatë kohës që një ministër është në detyrë duhet të inventarizohen si dhurata dhe të lihen në muzen e Kryeministrisë apo ministrive nëse kanë dhe jo të merren me vete pas ikjes nga detyra.

Dhuratat e lidhura me funksionin. Sot kryeministria ka një muze dhe një magazinë ku ruhen dhuratat për shkak të detyrës. Deri në 2013 nuk u la asnjë dhuratë protokollare, asnjë gjë, a thua sikur deri në 2013 ka qenë një ushtri pushtuese, kanë marrë gjëra që kanë gjetur këtu edhe madje, jo vetëm çfarë i është dhuruar.

Pjata, lugë, pirunj, filxhanë, edhe gjërat më të vogla. Nuk bën përjashtim as historiku i zyrave administrore. Të gjitha dhuratat e të gjitha delegacioneve që tejkalojnë një vlerë të caktuar, si orët e dorës, ose do qëndrojnë si pjesë e dekorit të zyrës suaj, ose duhen dërguar në muze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto të gjitha tingëllojnë si gjëra të vogla, por në fakt këto janë norma të zbatuara në të gjitha shtete që meritojnë të quhen të tilla. Ky popull nuk i ka borxh askujt karshillëkun publik të shefave në territor”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?