Rama: Dikur Thumana i ngjante ferrit, sot Rilindjes. Në pak vite do vijnë të kalojnë fundjavën këtu
Në ditën e festës së Fiter Bajramit, kryeministri Edi Rama dorëzoi çelësat e shtëpive për 155 familje në Thumanë.
“T’i gëzoni shtëpitë, t’i trashëgoni dhe bëni çfarë të doni me to. Këtu ku jemi pas çmontimit të tendës, do të ndërtohet një park. Thumana sot është një model zhvillimi të qëndrueshme urban dhe social. Sot mund të thuhet me plotë gojë shumë e shumë lagje të vendit tonë do të kishin dëshirë të ishin si Thumana.
Ishte si një vendngjarje i një skene nga ferri, sot është vend i rilindjes në kuptimin e plotë të fjalës. Demokratëve që mund të jeni shumë sot në Thumana, uroj t’i gazojnë shtëpitë njësoj si të tjerët dhe mos t’i heqin bravat njeri-tjetrit.
Në fund të ditës paçka partive, mbetet njerëzillëku, komuniteti dhe mirësia që i detyrojmë njeri-tjetrit. Në pak vite do vijnë të kalojnë fundjavën këtu”- theksoi kryeministri.