Rama: Do të bëjmë çdo gjë për të shpëtuar qytetarët

“Plaga e madhe do të na bëjë më të fortë nesër”, këshut u shpreh kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij të parë me qytetarët shqiptarët pas shkundjes së Shqipërisë nga tërmetet që kanë marrë deri tani jetën e të paktën 13 qytetarëve, dhe ka lënduar mbi 600 persona të tjerë.

Kryeministri theksoi se janë 41 persona të shpëtuar nga rrënojat, ndërsa garantoi se do të bëhet çdo gjë e mundur për të shpëtuar jetët e qytetarëve që janë ende nën rrënoja.

Rama tha se kanë mbërritur ndihmat e para nga Kosova dhe Italia. Ndërsa shprehet se po mbërrin një autokolonë nga Greqia si edhe helikopterë nga shtetit fqinje dhe vende të ndryshme të Evropës.

“Janë nxjerrë nga gërmadhat 41 persona deri në momentin që po flasim. Kanë mbërritur të para trupat speciale të Kosovës.

Gjithashtu kanë mbërritur helikopterë ushtarakë të ndihmës së specializuar të italiane si edhe një skuadër nga Mali i ZI. Ka kaluar kufirin e Kakavijës, një autokolonë forcash nga  Greqia dhe janë drejt Rinasit mjetet ajrore të emergjencave nga Italia, Greqia përsëri, po ashtu nga Franca, Turqia Koracia. 

Gjermania ka vënë në lëvizje fromat e saj të solidaritet ndërsa SHBA kanë komunikuar që në mëngjes gatishmërinë më të madhe. Motra dhe vëllezër kjo fatkeqësi kërkon kurajo, të jashtëzakonshme, durim të madh dhe solidaritet njerëzor dhe sa më shumë qetësi. E di që kurajo dhe durimi, e lërë më pas qetësia është e lehtë të thuhen në një situatë kaq ekstreme për ndjenja tona. Por së bashku do ta përballojmë këtë pabesi të madhe të natyrës.”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

SHKARKO APP