Rama: Do të mirëpresim refugjatët nga Ukraina, por jo në shifra të larta
Kryeministri Edi Rama, thotë se Shqipëria është e gatshme që të presë qyetetarët që po ikin masivisht nga Ukraina, për shkak të luftës dhe do të hapë dyert për të.
Përsa i përket numrit të ukrainasve që pritet të vijnë në vendin tonë, Rama nuk dha një shifër, por shtoi se do të jetë shumë më pak se 100 apo 200 mijë të tillë.
”Si herën e parë për afganët që i lanë rrugëve, megjithëse ata ishin prej vitesh në krah të forcave të NATO-s, për të mikëpritur njerëzit, familjarët që largohen apo do të largohen nga Ukraina.
Kjo gjë sigurisht që është e natyrshme që ta themi sepse kjo është historia jonë, këta jemi ne, shqiptarët dhe kjo është pasuria që do u trashëgojmë fëmijëve tanë”.