Rama: Do të rrisim rrogat dhe pensionet
Kryeministri, njëherësh kryetari i PS Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS u ndal edhe në reformën në shëndetësi, por fikusin e la pikërisht te reforma e Arsimit.
“Kemi bërë ndeshmini e kurikulës mësimore me Kosovën. Kemi transformuar maturën shtetërore në gjithë vendin, duke bërë një sistem hyrje në universitet që nuk mund të krahasohet me atë që ka qenë. Kemi bërë një hap kolosal në luftën kundër korrupsionit që vinte si një rezultat i keq i sistemit të mësuesve.
Kemi rreth 4 mijë aplikantë në portalin për mësuesit të cilët do të punësohen në bazë të meritës. Po shkojmë në momentin që po zhvillohet raundi i dytë për në universitetet. Dikush që do të shkojë në universitet e ka fatin në dorën e vetë. Është me rëndësi themelore të kemi parasysh që këto tre vite qeveria ka patur një qasje të ndryshme për të rritur nevojën e mirëqenies.
Kemi ulur taksat për 97% të shqiptarëve, për ata që jetojnë me rroga por dhe për ata që jetojnë me biznes të vogël. Taksimi i ndershëm solli që sot si pasojë e ndryshimit të sistemit të taksimit 61 mijë të punësuar përfitojnë më shumë. Është domosdoshmëri që sot mendojmë për të bërë një rritje të rrogave dhe pensioneve. Ka një rritje 8.2% që nëse e marrim në krahasim me atë të mëparshme është më i madh”, tha Rama. Ndër të tjera, ai u ndal edhe në reformën në bujqësi.
“Nuk është bërë asnjë mrekulli në reformën e bujqësisë, por sot fermerët kanë marrë niptin që s`ka qenë më parë dhe është një element tregues i punësimit të fermerëve. S`ka pikë dyshimi se në këtë aspekt ka një punë kolosale për të bërë pasi jemi të vetëdijshëm që 20 % iu kostos së tvsh është i lartë për fermerët. Do stabilizojmë skemën e rimbursimit që duhet ta pranojmë që nuk është plotësisht eficente dhe njësoj për të gjithë.
Ajo që është e rëndësishme është që do të ketë rritje të pagave. Ne do ti rrisim pagat më shumë seç i ka rritur qeveria paraardhëse në gjithë vitet e saj. Besojmë shumë se nuk është vetëm në aspektin financiar por dhe atë moral. Përtej zhurmës së karvanit ne duhet ta pranojmë që reformat nuk do të kishin patur impaktin e tyre nëse ne nuk do të kishim pasur mbështetjen dërrmuese të popullit.
Janë 100 milionë dollarë që do ti ndajmë nga arka e përbashkët e shtetit dhe do ti kalojmë në arkën e buxhetit të çdo familje shqiptare në formën e rritjes të rrogave dhe pensioneve”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

