Rama do vizitojë Preshevën? Vuçiç: Nuk e di, se kam parë me detaje axhendën
I pyetur nga gazetarët kryeministri serb është shprehur se nuk e ka ende të qartë planin e vizitës së Ramës pasi axhenda e tij këto ditë ka qenë tejet e ngjeshur dhe se nuk e ka parë në detaje planin e vizitës së kryeministrit shqiptar.
“Në Beograd kam patur takime me kryeministrin francez, rumun dhe malazez. Në fundjavë do shikoj me detaje planin e vizitës së Ramës” u shpreh Vuçiç. I pyetur nëse Rama do vizitojë Preshevën kryeministri serb u përgjigj shkurt “nuk e di”.
Më herët, kreu i qeverisë shqiptare, ka deklaruar se do të vizitojë Preshevën gjatë takimit që do të ketë me zyrtarët më të lartë serb, ndërsa nuk ka pranuar të zbulojë detaje për fjalimin që do të mbajë atje. Vizita e Ramës në Preshevë prej disa ditësh ka ngjallur polemika mes zyrtarëve të lartë serb.
Vizita e një kryeministri shqiptar në Serbi vjen pas 68 vitesh. Vizita ishte parashikuar të zhvillohej më datat 22-23 nëntor, por u shty me kërkesë të dy kryeministrave pas tensioneve që shoqëruan ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri.