Rama: Doja një qeveri me ministra që nuk kanë qenë të tillë. Përvoja e vret inovacionin
I është kushtuar rëndësi edhe konceptit politik të kryeministrit për qeverisjen, kryesisht në planin politik dhe atë të burimeve njerëzore.
“Ne kemi qeverinë më të re në historinë e Shqipërisë. Zgjedhja ime ishte që të kishim ministra që nuk kishin qenë kurrë më parë ministra. Në politikë përvoja është ajo që vret inovacionin dhe reformat”, citohet kryeministri shqiptar".
Më tej jepen disa të dhëna se ku konsiston më konkretisht ky bashkëpunim dhe se kush janë personat më të përfshirë në të.
Ndër më kryesorët është Ricardo Hausmann, profesor i praktikës së zhvillimit ekonomik në Harvard Kennedy School.
Hausmann ka qenë ministër edhe në qeverinë e Venezuelës dhe shfaqet shumë dashamirës dhe optimist për vendin tonë.
Por po kaq optimist shfaqet edhe ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, që madje deklaron se hulumtimet e grupit të Harvardit “po na ndihmojnë ne që të strukturojmë dhe ristrukturojmë sektorët dhe nënsektorët”.
Ndërsa Hausmann shprehet në mënyrë racionale se “nuk ka asnjë arsye, keqmenaxhimit në këto 60 vjet, që Shqipëria të mos ketë të ardhura për frymë si Greqia dhe Italia”.
Nonkluzionet e Ramës dhe Ahmetajt janë disi të papritura. Sipas tyre, arritjet si shtimi me 26 për qind e eksporteve, analizat e bëra dhe reformat e nisura, i atribuohen pikërisht ndihmës nga ekipi i Harvardit.
Por si zë fill ky bashkëpunim, në kuadër të të cilit zhvillohet ky projekt dyvjeçar?
“HG” sqaron se personi “kyç” në këtë histori është Elaine Papoulias, drejtore ekzekutive e Minda de Gunzburg Center for European Studies dhe një ish-drejtuese e Kennedy School’s Kokkalis Program për Europën Juglindore dhe Qendrore.
Ajo sqaron se projekti aktual është një zgjatim i marrëdhënies mes Ramës dhe Harvardit që zë fill që në fillim të viteve 2000, kur Edi Rama ishte kryetar bashkie.
Një vizitë e tij në vitin 2003, në kuadër të disa leksioneve, dha mundësinë që Papoulias të pikaste një lider ballkanik ndryshe.
Dhe duke menduar për ekspertizën që do të kishte nevojë Shqipëria, Papoulias thotë, që Rama filloi të nxiste të rinj të talentuar që të kualifikoheshin në të njëjtën shkollë, si në Cambridge, ashtu edhe në Greqi.
Kualifikimi vazhdon ende, sa kohë që Hausmann ka siguruar një grant për trajnime të nevojshme për 6 nga ministrat e qeverisë, përveç faktit se studentë dhe specialistë të HKS kanë ardhur në Shqipëri për shkëmbim përvoje, studim dhe bashkëpunim.
KOHA JONË SONDAZH

