Rama dorëzon banesat e reja në Fushë-Krujë: Bëni kujdes për bravat, ka ardhur kohë e keqe
Në ditën e parafundit të 2021, kryeministri Edi Rama dorëzoi çelësat e banesave të reja në Fushë-Krujë, aty ku nuk kurseu as batutat me banorët në lidhje me bravat, që janë bërë temë diskutimi pas situatës në PD.
“Për bravat duhet të bëni kujdes, se me kohët që kanë ardhur, bravat mund të bllokohen. Përtej shakasë, nuk e harroj që këtu ka qenë një fushë. Më pas nisët dhe folën që keni ardhur për të bërë vila për vete.
Këtu është bërë 6 muaj punë për atë që është nën tokë e që nuk shihet. Kjo është lagje si kudo në Evropë, me kanalizime e çdo gjë. Duket si botë e re.
Fjalët të gjitha i merr era, por para se t’i marrë era duhet t’i mbajë kurrizi ndërkohë që mos harrojmë shkon porosit me lekë një apartament në pallat që ka tokën, lekët dhe ndërkohë që ne kemi pasur jo pak probleme për të sistemuar pronën. Më pas kur mbaronte pjesa private dilte një tjetër. Në dy vite u fut në mes dhe pandemia, u bllokua çdo gjë”.