Rama: Drejtësia të bëjë detyrën e saj
Rama tha se ndihet krenar për shembullin që dha Luiza Xhuvani, por ai u shpreh se edhe pse miq me familjen Xhuvani, ai kërkon nga drejtësia të bëjë punën e vet.
“E ndjeva si detyrë që të reagoj vetë, sepse në këtë ngjarje është përfshirë djali i deputetës sonë.
Gjëra e parë që mendova pas kësaj ngjarje ishin prindërit e të vrarëve dhe prindërit e të dyshuarit kryesor për këtë vrasje.
Të parët të panjohur, të dytët miq të mirë.
Besoj se mund ta kuptij se çfarë mund të ndjejnë ata që humbën këta njerëz, por edhe për faktin se autori i krimit është djali i një deputeti.
Historia e gjithë këtyre viteve të vështira mes politikës dhe gjyqësorit, kur edhe njëherë njerëzit e fëmijëve të politikës janë përzjerë në krim, nuk ka qenë një histori e denjë as për shtetin dhe as për politikën.
Dhe nuk ndihmon as sot për të pritur fjalën e drejtësisë.
Policia bëri detyrën në kohë, por të gjithë jemi dëshmitarë se çfarë ndodhte para 23 qershorit.
Unë nuk kam ndërmend ta ul zërin sot për drejtësi.
Shembulli i Luiza Xhuvanit duhet të shërbejë si pikë kthese për politikanët, por edhe gjykatave se nuk nuk tërhiqemi para drejtësisë.
Ligji është njësoj për të gjithë.
Djali i Luiza Xhuvanit nuk është fëmijë, por një burrë, që është tragjedia e gjallë e dy njerëzve të mrekullueshëm.
Gojët e liga që u mbushën plot ndaj Luiza Xhuvanit, nga një opozita që na la çdo të keqe, i përkasin jetës së ulët, ndërsa gruaja dhe nëna së cilës i ra fatkeqësia të përjetojë të vërtetën e fjalës ç’të bën fëmija, nuk ta bën askush, i përket jetës së lartë.,
Luiza i përket një çifti që kanë bërë historinë në art, por tashmë ata duhet ta jetojnë jetën me dhimbje.
Miqësia ime me Luizën dhe Gjergj Xhuvanin e kanë historinë vite larg.
Unë jam krenar që jam mik dhe ashtu do jem.
Unë nuk do kisha dashur kurrë që atyre t’u kishte ndodhur kjo gjëmë, por ne sot jemi krenarë që jemi miq të Luiza Xhuvanit me shembullin që ajo dha”, tha Rama