Rama dyfishon pagesën e anëtarësimit për të rinjtë dhe pensionistët e PS. Ja sa kushton të jesh socialist në 2016

Partia Socialiste pritet të miratojë ditën e shtunë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare një sërë vendimesh dhe mes tyre do të miratohet dhe kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2016.

“Shqiptarja.com” ka siguruar të gjithë projektvendimet e kësaj mbledhjeje të përgatitura nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi. Krahasuar me vendimin e një viti më parë, vihet re rritja e pagesës për kategorinë më të ulët: studentët e pensionistët.

Ata paguanin vitin e shkuar 30 lekë në muaj, ndërsa për këtë vit do të paguajnë 50 lekë. Në kategorinë që duhet të paguajnë kuotën e anëtarësisë janë shtuar këtë vit edhe të papunët, teksa nga 6 kategori që paguanin vitin e shkuar, këtë vit do të paguajnë 12 kategori

Swiss Digital Desktop Reklama

2016

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas projektvendimit, kuota mujore  të anëtarit të partisë për vitin 2016 sipas strukturës së 12 kategorive. Studentë, nxënës shkolle, pensionistë, të papunë, punonjës fshati do të paguajnë 50 lekë në muaj. Anëtarët e punësuar në aktivitetin e vogël privat do të paguajnë 100 lekë, ndërsa kryepleqtë  200 lekë të rinj në muaj.

Personat e punësuar si specialistë në administratën vendore do të japin 500 lekë në muaj për partinë, ndërsa drejtues të institucioneve në nivel vendor dhe administratorët në njësitë administrative  do të paguajnë 1000 lekë. Kryetarët e bashkisë, të këshillave të qarqeve, prefektët do të paguajnë  3000 lekë për Partinë Socialiste, ndërsa vartësit e tyre: nën kryetarët e bashkisë, nënprefektët, drejtuesit  e institucioneve rajonale nga 2000 lekë në muaj.

Anëtarët e këshillave të bashkive, të këshillave të qarqeve do të paguajnë 1000 lekë në muaj, një lloj si personat e punësuar si specialistë në administratën qendrore.

Drejtuesit  në institucionet qendrore (zv.ministrat, drejtorë të drejtorive në ministri, drejtues të  kompanive publike etj) do të paguajnë 3000 lekë. Fatura më e shtrenjtë do tu takojë deputetëve, ministrat socialistë dhe biznesmenëve, të cilët do të paguajnë nga 6000 lekë në muaj.

Në rastet kur anëtari i partisë përfshihet në më shumë se një nga kategoritë e mësipërme të parashikuara në vendim, detyrohet të paguajë kuotën më të lartë. Për përfaqësuesit e zgjedhur dhe të emëruar në funksione publike të parashikuar në këtë vendim pagesa e kuotizacionit bëhet nëpërmjet bankës në llogarinë bankare të strukturës së partisë ku bëjnë pjesë. Anëtarët e partisë që paguajnë kuotizacionin vjetor, pajisen me kartën e antarësisë dhe librezën e anëtarit të partisë për vitin 2016.

Kuota që duhet të paguajnë anëtarët e PS sipas kategorisë:

  1. Studentë, nxënës shkolle, pensionistë, të papunë, punonjës fshati:50 lekë
  2. Të punësuar në aktivitetin e vogël privat: 100 lekë
  3. Kryepleqtë; 200 lekë
  4. Të punësuar si specialistë në administratën vendore: 500 lekë
  5. Drejtues të institucioneve në nivel vendor dhe administratorët në njësitë administrative; 1000 lekë
  6. Kryetarët e bashkisë, të këshillave të qarqeve, prefektët:3000 lekë
  7. Nën kryetarët e bashkisë, nënprefektët, drejtuesit e institucioneve rajonale: 2000 lekë
  8. Anëtarët e këshillave të bashkive, të këshillave të qarqeve;1000 lekë
  9. Të punësuar si specialistë në administratën qendrore: 1000 lekë
  10. Drejtues në institucionet qendrore (zv ministrat, drejtorë të drejtorive në ministri,drejtues të kompanive publike etj)  3000 lekë
  11. Deputetët dhe ministrat socialistë; 6000 lekë
  12. Biznesmenë; 6000 lekë

Rendi i ditës për mbledhjen e Asamblesë:

  1. Fjala e Kryetarit të Partisë, Edi Rama.
  2. Diskutimi dhe miratimi i projekt-rregulloreve në zbatim të Statutit të Partisë:
  3. Rregullore: Mbi organizimin e funksionimin e Asamblesë Kombëtare të PS;
  4. Rregullore: Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste;
  5. Rregullore: Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës;
  6. Rregullore: Kryefinancieri, financierët dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare;
  7. Rregullore: Për votëbesimin në parti;
  8. Rregullore: Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij:
  9. Manuali i Organizimit Elektoral të PS;
  10. Kodi i Zgjedhjeve në Parti;
  11. Kodi i Etikës në Parti;
  12. Vendim: Për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2016;

Vendimi/Rregullorja përcakton përgjegjësitë e 8 sekretarëve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?