Emërohet drejtori i ri i Tatimeve, Ilir Binaj

Këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit të Minsitrave me firmë të Ramës është emëruar drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve të Shqipërisë. Në këtë pozicion është emëruar Ilir Binaj, i cili zëvendëson Elidjana Çelajn e cila ishte e komanduar pas dorëheqjes së Ceno Klosit.

Vendimi:

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Tetor 2024:

Swiss Digital Desktop Reklama

V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?