Rama në Bruksel: Do ndërtojmë në Porto Romano bazën e NATO-s me teknologjinë më të fundit!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas këtij takimi të dy zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se është krenar që Parlamenti shqiptar u bë një prej Parlamenteve të para për të ratifikuar protokollet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO ndërsa shtoi se vendi qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën.

Ai gjithashtu konfirmoi lajmin se Shqipëria do të vendosë në funksion të Aleancës një bazë detare e cila do të ndërtohet me teknologjinë e fundit. Kjo do të jetë në zonën e Porto Romanos.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm Stoltenberg tha fjalët më të mira për Shqipërinë dhe kryeministrin Rama.

SHKARKO APP