Rama e konsideroi marrëzi “Shqipërinë e Madhe”, Kurti: Bashkimi kombëtar është më shumë se bashkim me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 16-vjetorin e krijimit të Lëvizjes Vetëvendosje ka konfirmuar se bashkimi kombëtar me Shqipërinë, mbetet ende objektiv në programin e tij qeverisës.

Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pasi Rama për një media serbe e cilësoi idenë e Shqipërisë së Madhe si një ‘’marrëzi më vete’’.

Ndërkohë Kurti mendon ndryshe, duke theksuar se bashkimi kombëtar është më shumë se bashkim me Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe në programin e LVV-së bashkimi kombëtar, që është më shumë se bashkim me Shqipërinë, shihet si intencë historike që nuk e përzgjedhim ne por ajo neve”, thotë Kurti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, kryeministri kosovar shtoi se Qeveria po përdor gjithnjë e më shumë mekanizma e instrumente për ta realizuar qëllimin, duke u afruar me Shqipërinë dhe për të ndihmuar shqiptarët kudo në Ballkan.

“Alternativa jonë qeverisëse është po ajo edhe synimet tona vazhdojnë të mbeten të njëjta, mirëpo ne përdorim gjithnjë e më shumë mënyra, gjithnjë e më shumë mekanizma e instrumente për ta realizuar qëllimin e njëjtë, të bëjmë hapa drejt afrimit me Republikën e Shqipërisë dhe t’i ndihmojmë shqiptarët kudo që janë në Ballkan që të faktorizohen sa më shumë e sa më shpejt“, shtoi kryeministri i Kosovës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?