Rama: E mbajtëm premtimin e 2013-s, ua rritëm taksat sipërmarrësve
Duke folur mbi situatën politike dhe raportin më të fundit të Forumit Ekonomik Botërore, i cili e rendit Shqipërinë 13 pozicione më lart, kryeministri Edi rama theksoi se kjo renditje vjen falë reformave të ndërmarra nga qeveria që ai drejton.
Duke u ndalur tek çështja e taksimit të rritur për sipërmarrësit, nga foltorja e Kuvendit Rama deklaroi se ky ishte premtim i mbajtur i qeverisë së tij të bërë në fushatën elektorale të 2013-ës.
“Po na akuzojnë se kemi rritur taksat për sipërmarrësit. Po ne këtë ua thamë që kur ishim në opozitë, se ata që fitojnë më shumë do të paguajnë më shumë. Ne e thamë që në fillim këtë”- tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

