Rama e Veliaj “u çanë” duke premtuar ujë 24 orë/ Qytetarët e “Astirit” mbeten “peng” të depozitave
Furnizimi me ujë 24 orë duket një premtim ambicioz nga ana e Bashkisë së Tiranës, por qytetarët sërish mbështeten tek depozitat e ujit.
Nuk është faji i banorëve, por ata janë të detyruar për shkak të kufizimeve të orarit të furnizimit me ujë.
Në zonën e Astirit, shumë prej pallateve i kanë të vendosura depozitat në bodrume.
“Për të pirë dhe gatuar vetëm blejmë. Jemi me ujë pusi.”
“Me pi nga rrjeti fillojnë veshkat. Depozitat i kemi në bodrum, pa higjienë fare, futet uji brenda, zë myk dhe llum dhe nuk pastrohet.”
Pavarësisht se propagandohet për furnizimin me ujë gjatë pjesës më të madhe të ditës, banorët thonë se vjen me orar të kufizuar, 3 herë në ditë.
“Uji vjen me orar, me depozita më shumë. Ku ka ujë 24 orë këtu?”
Ndërkohë më shumë se 1 vit më parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi heqjen e përkohshme e të gjithë depozitave të ujit nga tarracat me pretendimin se ato paraqesin rrezik për banorët.
Më pas, duhej të ishte një ekip inxhinierësh të cilët duhej të bënin verifikimin e strukturave të tarracave për të parë nëse ato janë në gjendje të mbajnë edhe peshën e depozitave, por banorët e kësaj zone e mohojnë të jetë bërë një gjë e tillë.
Pallatet e reja i kanë të vendosura depozitat e ujit në bodrume, ndërkohë në pallatet e vjetra vijojnë të qëndrojnë në taraca. /Ora News