Rama emëron ish-deputetin e LSI-së si prefekt të Vlorës

Me vendim të qeverisë ish-deputeti i ish-LSI-së Vangjel Tavo është prefekti ri i Qarkut të Vlorës. Vendimi është marrë ditën e sotme dhe vjen pas shkarkimit të Flamur Mamaj.

“Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë. Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

Vangjel Tavo ka qene deputet nën siglën e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa socialistët i kanë besuar së fundmi një detyrë të re.

Me sa duket po ofrohen zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Himarës!

SHKARKO APP