Rama: Enveri i PD e tregon Lëvizjen e Dhjetorit, siç tregonte Hoxha luftën
“Enveri & Ramizi i PD e tregojnë Lëvizjen e Dhjetorit njësoj sic e tregonin Nacionalçlirimtaren Hoxha e Alia! Tragjedia që përsëritet si komedi!”, komenton Rama në rrjetin social. Deklarata e Ramës u referohet qëndrimeve që mbajti sot ish-kryeministri Sali Berisha, lidhur me rolin e Lëvizjes së Dhjetorit dhe Partisë Demokratike në zhvillimet e vendit. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se rinia duhet të angazhohet në protesta edhe ndaj mazhorancës së sotme.