Rama: Era e rilindjes po fryn në Alpe
Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, të cilin e shoqëron edhe me një foto nga Vermoshi, ku po zhvillon një vizitë për takime dhe inspektim punimesh.
Vermoshi ndodhet në skajin më verior të Republikës së Shqipërisë, në një distancë prej 95 km nga qyteti i Shkodrës dhe 1 200 metra mbi nivelin e detit.Pasi udhëton në një rrugë dramatike dhe spektakolare malore nga Shkodra për në Vermosh, duke kaluar objekte të tilla si qafën e Rrapshit dhe urën e Tamarës mbi lumin e Cemit, mbërrin në fshat, i cili është ngritur mbi një fushë malore të krijuar nga lumi i Vermoshit, apo siç quhet ndryshe lumi i Limit.
Në të dy anët e kësaj lugine që shtrihet në lartesinë 1.100 metra mbi nivelin e detit, ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Bimësia drunore përbëhet kryesisht nga ahu dhe halorët.
Vermoshi shquhet për panoramën e tij si dhe për reshjet e dëborës që zgjasin afro 100 ditë në vit. ktivitetet kryesore të cilat mund të zhvillohen në Vermosh janë ngjitjet malore në malësinë e Marlulës, shëtitjet në luginat e thella alpine, (të Lëpushës dhe Cemit), skitë në shpatet natyrore me dëborë, peshkimi sportiv i troftës, etj. Një aktivitet tjetër janë turet e biçikletave malore.
Hartat e rrugëve të tyre janë përgatitur nga ana e studentëve të universitetit të Shkodrës dhe Podgoricës me mbështetjen e projektit Gjerman, GTZ. Këtë tur e përfshijnë të dy vendet, Shqipëria dhe Mali i Zi. Zona e Vermoshit është e përmendur për cilësinë lartë të bulmetrave. Shquhen më së shumti kullotat në stanet e Seferçës, i cili është edhe skaji më ekstrem verior i Republikës së Shqipërisë.