Rama: Erdogan mbahet mend te shqiptarët për tre gjëra
Kryeministri Rama ndodhet në Turqi në një vizitë zyrtare në krye të një delegacioni të madh me ministra, ku nënshkroi me palën turke disa marrëveshje.
Në konferencën e shtypit Rama me Erdogan theksoi ndër të tjera se President Erdogan dhe Turqia mbahen mend nga shqiptarët për tre gjëra të rëndësishme.
E para se Turqia ishte i pari shtet që njohur Kosovën si shtet të pavarur.
E dyta, kur ra tërmeti në Shqipëri ishte Erdogan që u gjend i pari për të na ndihmuar, duke financuar 500 apartamente të reja për banorët.
E treta, kur ra epidemia e Covid 19, presidenti Erdogan na ndihmoi me vaksina dhe nëse nuk do të na ndihmonte do të kishin vdekur mijëra shqiptarë.