Rama: Erion Braçe është institucion dhe mund të thotë ç’t’i dojë e bardha zemër
Kryeministri Rama i pyetur sot pas mbledhjes së qeverisë për akuzat e Braçes ndaj Taulant Ballës tha se Erion Braçe është institucion në PS.
“Braçe është institucion dhe të thotë çfarë t’i dojë e bardha zemër se zemrën e ka të bardhë borë. Kur merrni për sipër të komentoni Braçen sigurohuni që para të keni ngrënë një lugë mjaltë”, u shpreh Rama.
Brace përmes nje statusi në rrjetet sociale ka deklaruar se disa nga nismat e tij për bujqit janë penguar nga kreu i grupit Taulant Balla në Kuvend
KOHA JONË SONDAZH

