Rama: Europa pa Ballkanin është në rrezik, duhet të jemi krenar që jemi pjesë e një Ballkani të ri

Në fjalën e saj Jelincic ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm bashkëpunim rajonal, si hap i duhur drejt Bashkimit Europian.

Pas saj fjalën e ka marrë Dushan Janjiç, president i Forumit të Raporteve Ndëretnike, i cili ka parnuar se politika e Serbisë zyrtare ndaj Kosovës është e gabuar. “Mund të punojmë së bashku për të arritur një qëllim të përbashkët”, u shpreh ai.

Sipas Janjiç Serbia duhet të shkojë drejt BE-së. ” Nga të gjitha marrëveshjet që jane arritur duhet të mësojmë që bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Dushan Janjiç. 

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Forumin e organizuar në Serbi nga Dr. Dusan Janjic dhe Forum for Ethnic Relations me temë “Cooperation between Albania and Serbia” në prani të rretheve intelektuale, biznesmenëve, trupit diplomatik, parlamentarëve serbë, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe medias. rama ka ritheksuar edhe njëherë në fjalën etij rëndësinë që ka bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit.

Kryeministri Rama tha se është koha që të shkojmë në Europë si një familje vendesh.

“Ne jetojmë në një rajon ku për dekada ka humbur vetveten. Në Ballkan ne të gjithë kemi nevojë  për Europën, por edhe Europa ka nevojë për ne. Kjo është  një bindje që unë e kam. Pa Ballkanin, Europa nuk është e plotë, por edhe në rrezik të themi.

Por le t’i kthehemi tematikës këtu. Dua të falenderoj forumin e marrëdhënieve me jashtë që na ftoi të jemi pjesë këtu. Ne duam të hapim një faqe të re mundësish dhe një kapitull të ri në raportet mes dy vendeve. Jam mirënjohës për faktins se ky është një vend i nderuar dhe sfida jonë duhet të jetë se si mund t’i gjallërojmë marrëdhëniet mes dy popujve. Fatet tona janë të ndërlidhura. Dhe sfida që ne të jemi të susksseshëm është gjithnjë e më  lidhur me suksesin e të tjerëve në rajon. Pa pasur këtë lidhje më njëri-tjetrin, shanset janë më të ulta për të ecur përpara.

 

Unë mendoj se ne kemi një mundësi fanatstike për të jetuar në një moment fantastik në të gjithë Ballkanin. Mund të jetë viti i parë pa konflikte në rajon dhe pas marrëveshjes të paqes mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur një rrugë e re. Ne kemi hyrë në një botë të re. Për shumë vite Ballkani ka qenë metaforë për të dalluar botën e pacivilizuar nga bota tjetër. Janë një familje vendesh që pasi kanë ecur në rrugën drejt BE-së kanë refuzuar të quhen pjesë e Ballkanit. Unë dëshiroj që të dalë në modë që këto vende por edhe të tjerat ta quajnë veten me krenari pjesë të Ballkanit. Të një Ballkani që po jeton një epokë tjetër, pa luftë dhe konfikte pas 100 vitesh”, – tha kryeminsitri Rama në fjalën e tij në këtë forum.

SHKARKO APP