Rama: Faleminderit luftëtarëve kuq e zi
Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e mbajtur me lojtarët e kombëtares në Kryeministri vlerësoi përfaqësimin e Shqipërisë në Europian një spektakël kuq e zi. Ai tha se përfaqësimi në Europian ishte dinjitoz edhe pse nuk mori verdiktin që donte në fushë.
“Patëm në këtë europian të parë një skuadër të vërtetë dhe një publik të mrekullueshëm, që me entuziamsim e bëri Francën të ndryshojë në pak ditë perceptimin e saj shumë vjeçar jo aq pozitiv për Shqipërinë. Publiku i dhuroi mijëra imazhe madje dhe fansja që mori më shumë pëlqime në konkursin e bukurisë ishte kuq e zi.
Faleminderit ju luftëtarëve të misionit kuq e zi në France”,- tha Kryeministri Edi Rama.
Rama ka vlerësuar të gjithë lojtarët, duke u ndalur te portieri Berisha.
“Ju falënderoj të gjithëve nga mbrojta, mesfusha, sulmi i palodhur dhe te Berisha im i dashur”,- tha Rama.
Pjesë nga fjalimi i Ramës:
Për emocionet:
E di mirë që filmi kthehet e kthehet mbrapsh tek dy rastet ku vetëm për vetëm me portierin, i fundit të ndeshjes me Francën apo apo ai dreq goli i dytë.
I thashë Dukës pas eleminmitë që kush nga ju e kush nga ne nuk do ta kishte pranuar këtë film që kthehet e rikthehet me dhimbjen e skualifikimit. Shyqyr që nuk e parashikuam që do të ishit kaq të mrekullueshëm se kushedi sa do të ishte premio.
Prandaj djema asnjë pishman pse u kthyet për vetëm një gol por vetëm krenari që e bëtë të ndjehet këtë popull. Tani po tani mund të them që e kam skuadrën time tha Giani dhe shtoi se kjo skuadër është gati për të përballuar eleminatoret e botërorit.
Falenderimi për Gianni De Biazin
Xhani o xhan falimenderit mik i shtrenjtë! Ti je një axurr i vërtetë ku hy për të mos marrë kot, dhe një kuqezi (jo milanist) kur gjen forcë edhe kur nuk ka asnjë pikë gjak.
Të jemi mirënohës sepse krijove një skuadër të vërtetë dhe e bëre një histori suksesi që është një shembull frymëzues për ne nëse gjejmë bashkimin brenda nesh përgjatë rrugës tonë të mundishme drejt një ëndrre.
Do ta kem peng qe nuk e nxorra nga xhepi im iphonen time për të xhiurar fjalimin tënd ndaj skuadrës pas përfundimit të ndeshjes me Serbinë ku humbëm. Më vjen keq që historia shqiptare nuk do ta ketë të regjistruar atë fjalim si leksion lidershipi që shërbeu si ringritje pas atij momenti të vështirë. Pas atij fjalimi nisi rikthimi që u shpërblye me
Krenar për ty, për të madhin Tramezzanin dhe për të gjithë bashkëpunëtorët e tu.
Falenderimi për Lorik Canën
Faleminderit Lorik. E di vllai im sesa keq e ke përjetuar kartonin e kuq që të pengoi të futeshe në stadiumin e skuadrës tënde Marsejsë. Por imazhi yt ka shërbyer shumë si model lidershpi për skuadrën. Ti do të mbetesh gjithmonë kapiteni i skuadrës që si në ditë të mirë ashtu edhe në atë të vështirë nxirrje më të mirën tënde. Një duartrokitje edhe për babain në pritje që me të drejtë zgjodhi sot të ishte pranë nënës dhe bebit, Elsi Hysaj
Falerminderit Armandos
Punë e shkëlqyer President, mos e mbaj kokën mbrapa. Asgjë nuk e zbeh këtë histori suksesi që është edhe historia jote e suksesit.
Dhe dy fjalë stadiumin e ri…
Ne kemi nisur Arenën Kombëtare dhe ju do të keni këtu në shtëpi një nga stadiumet më të mira. Edhe unë si Giani jam i sigurtë që kombëtarja do të na dhurojë sadisfaksione të reja. Në hyrje të stadiumet do të ketë një pllakatë me të gjithë emrat tuaj dhe dedikimin “Kjo arenë i dedikohet, kombëtares së Euro2016”.