Rama filloi hakmarrjen, do jetë 4 -vjeçari i luftës ndaj kundërshtarëve

Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA

-Akoma pa dalë rezultati zyrtar nga KQZ, kryeministri shkoi në Vlorë dhe tha se “kryebashkiaku Dritan Lelaj ka “vdekur”, dje urdhëroi Taulant Ballën të mbledhë parlamentin e vjetër të idiotëve dhe të shkarkojnë Presidentin e Republikës, sot do të fillojë të hartojë listën kundër disa deputetëve socialist antiRama; nesër do urdhërojë SPAK dhe prokurorinë që të fillojë arrestimet e kundërshtarëve politikë dhe mediatikë.

Kryeministri Edi Rama nuk pritur certifikimin final nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor zgjedhjeve, por ka nisur vizitat nëpër Shqipëri me mandatin e tretë në xhep. Pas Lezhës dhe Kurbinit, ku inspektoi ndërtimet e reja dhe u kujtoi banorëve se “nuk ja kishin dhënë votën”, dje u ndal në Vlorë. Në krah të tij nuk ishin deputetët dhe njerëzit e fushatës, por disa inxhinerë të Bashkisë, të cilëve u mësoi sesi duhet të bëheshin projektet dhe si të hidhej llaçi. Por qëllimi i vizitës së djeshme të Edi Ramës nuk ishin projektet infrastrukturore, por ato politike. Në bisedimet me inxhinerët, Edi Rama u tha t’i mbaronin punimet pasi “Bashkia ka vdekur”. Mesazhi ishte direkt për kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Ky i fundit ishte i vetmi socialist që refuzoi të bëhej pjesë e fushatës dhe deklaroi se misioni i tij ishte tu shërbente qytetarëve të Vlorës. Këtë refuzim Edi Rama nuk e ka harruar dhe dje e shpalli Dritan Leli të “vdekur politikisht”. Ish-ministri Arben Malaj, e ka cilësuar deklaratën e Edi Ramës dje në Vlorë si një hakmarrje të pastër jo vetëm ndaj Dritan Lelit që nuk ju bind, por edhe ndaj vlonjatëve që nuk e mbështetën kryeministrin si herët e tjera. Në një reagim publik, Malaj shprehet se gjuha e denigurese e Ramës ndaj Lelit dhe vlonjatëve tregon karakterin e vërtetë hakmarrës të kreut të qeverisë. Malaj shton se ata që mendojnë se Edi Rama do të jetë ndryshe në këtë mandat dhe do të kërkojë bashkëpunim real me opozitën, gabohen. “Kjo gjuhë denigruese ndaj vlonjatëve tregon edhe hipokrizinë e ‘gjuhës përulëse’ dhe ftesave ‘pa asnjë vijë të kuqe’ ndaj opozitës, ndoshta thjeshtë për të përfituar kohë dhe jo për të ndarë pushtet për të bërë shtet ligjorë dhe për të mos vet-penguar çeljen e negociatave me BE-në . Prandaj analistë vendas dhe të huaj i ‘tremben’ shumë keq përdorimit të mandatit të tretë thjeshtë për të nxjerrë inatet e vogla personale. Është hera e dytë që sillet hakmarrës ndaj kryetarëve të Bashkisë së Vlorës”,- shprehet ish-ministri socialist Arben Malaj.

Sjellja arrogante e Edi Ramës dhe shenjat e hakmarrjes në mandatin e tretë u panë dhe më herët sesa qëndrimi i tij për Dritan Lelin. Ende pa përfunduar procesi i numërimit të votave, kryeministri shpalli nismën për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Pa asnjë bazë ligjore dhe pa asnjë argument moral kundër kreut të shtetit, Edi Rama ka porositur deputetët të ngrenë me urgjencë që këtë të hënë komisionin hetimor. Nisma e Edi Ramës nuk ka asnjë shpjegim politik, përveç se hakmarrje personale ndaj Ilir Metës, si dhe përpjekjen për të kapur dhe institucionin e Presidentit të Republikës. Të gjithë ata që mendojnë se ky mandat do të jetë i reformave, projekteve dhe zhvillimit ekonomik gabohen. Edi Rama nuk fitoi zgjedhje me projekte për popullin dhe madje nuk kish as program. Zgjedhjet u vodhën me para dhe presione shtetërore, shumë kohë para datës 25 prill. Tashmë që ka marrë për të tretën herë një pushtet të diskutueshëm, Edi Ramës i ka mbetur vetëm të hakmerret ndaj atyre pak që rezistuan kundër tij në mandatin e dytë. Kërkesa për shkarkimin e Presidentit, “prerjes së kokave” në PS, etj janë vetëm fillimi i mandatit më problematik qeverisës. Hakmarrja e tij nuk është vetëm ndaj opozitës apo institucioneve si kreu i shtetit. Hakmarrja e Edi Ramës në mandatin e tretë është ndaj gjithë shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai do të presë koka edhe në PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mili Xhani

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?