Rama ia lë… në derë Kurtit: Firmosëm 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kushtit të vendosur nga homologu Albin Kurti, i cili tha se nuk do të takonte kreun e qeverisë shqiptare nëse nuk do mbahej mbledhja e dy qeverive që u anulua më 14 Qershor në Gjakovë, ku mbetën të pafirmosura 13 marrëveshje të dakordësuara.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi.

Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite“, shkruan Rama në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?