Rama flet italisht gjatë konferencës me Melonin në kampin në Shëngjin: Mafia shqiptare nuk ekziston!

Kryeministri Edi Rama, ka folur në konferencën për mediat me homologen Giorgia Meloni nga kampi në Gjadër, ka zgjedhur të flasë italisht.

“Buongiorno, flasim italisht sepse këtu jemi në territor italian. Mirësevini të gjithë. Më lejoni të shpreh kënaqësinë t’ju shoh këtu shëndosh e mirë, në këtë zonë që sipas një gazeta italiane zemra, thelbi i kriminalitetit shqiptar, është vendi ku veprojnë klanet të cilat lidhen me trafikun e qenieve njerëzore.

E kemi marrë seriozisht ketë zbulim shqetësues, meqenëse gazeta e të nesërmes thoshte që edhe Prokuroria po merret me zbulimin e këtyre planeve po merremi së bashku me prokurorinë dhe na siguruan që ky klan nuk ekziston në këtë zonë apo zona të tjera të Shqipërisë, ku sigurisht ka grupe kriminale, por sipas SPAK nuk ekzistojnë premisat për të folur për mafie shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupet kriminele shqiptare nuk ngjasojnë me ato që thonë në Itali, grupet shqiptare nuk kanë një hierarki dhe veprojnë në rrethe të ngushta familjare dhe shoqërore. E shfrytëzoj këtë rast për të shprehur trishtimin për gjysmë të vërtetat në mediat italiane, me qëllim për të hedhur baltë mbi këtë vend, për të sulmuar marrëveshjen e bashkëpunimit kundër emigracionit të paligjshëm. Të kenë turp ata që të drejtën demokratike për t’u informuar mbi këtë marrëveshje, e kanë abuzuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Falënderoj ata që kanë treguar sol e tyre ndaj nesh. Kam marrë mesazhe të shumta nga miqtë në Itali, kundrejt atij lumi balte të shpërthyer ndaj Shqipërisë dhe qeverisë, që mund të ketë mbi vete gjithë mëkatet, por s’mund të mbajë mëkatin që të kthejë kurrizin kur kërkohet ndihmë.

Kemi këtu prej 2 vite e gjysmë një komunitet afganësh, njerëz që i janë larguar vdekjes pas rënies së Kabulit dhe janë mikpritur, kur asnjë nga vendet e BE-së nuk pranoi t’i strehonte. Çdo të premte mbërrin një avion me 90-120 persona që qëndrojnë këtu 3-6 muaj për t’u transferuar më pas. Ata që nuk kalojnë filtrat, do të mbeten të strehuar prej nesh. Dhe nuk do të kërkojmë para, as nga NATO as nga BE. Edhe pse s’janë pak para për arkën tonë. Por, si të shpjegojmë faktin që disa gazetarë vijnë këtu dhe nuk i shohin ata. Nuk shohin emigrantët që i janë vjedhur vdekjes, por shohin fantazma.

Unë jam krenar për Shqipërinë që mund t’i shërbejë Italisë. Italia i ka shërbyer Shqipërisë shumë herë. Nëse ne kemi mundësinë për ti shërbyer asaj, atëherë le ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta bëjmë këtë me zemër dhe me bindjen që deti mes Italisë dhe Shqipërisë nuk është hapësirë që na ndan, por na bashkon.

Në një çast kaq të vështirë jo vetëm për Italinë por Evropën, jemi krenar që mund të japim ndihmën tonë, si evropian me BE-në. Në fund të fundit të fundit askush nuk ka vendosur ti vendosë Shqipërinë dhe shqiptarët në zemër në Evropës. Kjo marrëveshje nuk e di nëse do jetë me vlerë apo gabim, nëse do jetë gabim do jetë gabim i bërë me zemër, jo nga llogaritë e egra.

Nga ana tjetër, pa ndenjur në vend thjesht duke biseduar e folur siç bënin priftërinjtë e Kostandinopojës, por duke u përpjekur të ndërtojmë diçka konstruktive. Shpresoj që të mund të kuptohet trazira që kam në shpirtin tim, se kam jetuar këtë këtë spektakël gjysmë të vërtetash dhe baltën e pamerituar të Shqipërisë”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?