Rama flet pas mbledhjes së qeverisë: Kemi rritje të paimagjinueshme të interesit të investitorëve të huaj

Me në fund mbyllet mbledhja dy ditore e qeverisë në Tepelenë.

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes. Në një prononcim për mediat, Rama ka thënë se Shqipëria ka një rritje të paimagjinueshme të interesit të investitorëve të huaj.

Imazhi i Shqipërisë është përmbysur tërësisht. Ajo që ne shohim nga brenda është rritja e paimagjinueshme të interesit të investitorëve të huaj. Nuk flasim për projekte të fokusuara në sektorin e energjisë, por investitorë të mëdhenj në fushën e turizmit, teknologjisë, të cilët deri para disa vitesh s’do e konsideronin Shqipërinë për të ngritur biznesin e tyre”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri ka folur edhe për rikonceptim dhe riorganizim të procesit qeverisës, i cili sipas tij do të jetë i gjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po them disa fjalë lidhur me këtë mbledhje maratonë të zgjeruar të qeverisë, ku siç kemi bërë, por në një format tjetër, edhe në të shkuarën, në fund të një sesioni, në përgatitje të një sesioni tjetër, kemi diskutuar dhe kemi folur shumë hapur mbi problematikat. Është bërë një analizë e arritjeve, por duke i parë arritjet me sy kritik dhe po ashtu është diskutuar dhe nevoja për të riorganizuar të gjithë procesin qeverisës, duke filluar nga vetë organizimi i këtij procesi qeverisës, duke nisur nga vetë organizimi i këtij procesi në godinën e qeverisë dhe besoj se kemi arritur disa rezultate të dobishme dhe disa piketa të rëndësishme në mënyrë që sesionin e ri ta nisim me një impuls të ri dhe rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisëse, duke forcuar rolin edhe të zëvendësministrave dhe duke përfshirë në proces edhe të tjerë të agjencisë të rëndësishme. Do të krijojmë një kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj, me botën akademike apo organizatat ndërkombëtare dhe me individë që kanë ide.

Ne gjithmonë kemi tendencën t’i lidhim reformat me njerëz dhe persona, dhe me lirime, emërime e shkarkimi. Por vetëreformi është më i gjerë se sa kaq. Është rikonceptim dhe riorganizim i procesit qeverisës, në funksion të rritjes së efiçencës dhe kapaciteteve më të qëndrueshme. Keni publikuar para 2-3 ditësh një raport statistika që lidhet me turizmin dhe keni parë se si Shqipëria ka pasur një numër gati të njëjtë me Greqinë”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?